Gratë që eksperimentuan për herë të parë atë që u ishte rezervuar burrave

07:18 | 20 Prill 2016
Arbresh.info
Ndoshta dini ngjarjet por jo që pas tyre fshihen emrat e disa grave që kanë guxuar të shkelin në terrenin e burrave. U bënë pilote, astronaute, fizikane, kimiste, por edhe politikane e shkrimtare. Disa kanë “modifikuar” kursin e historisë, të tjera kanë hapur rrugën e emancipimit femëror. Të tjera akoma kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë edhe sot shembuj të kurajës dhe gjenialitetit.
Janë vetëm 10 mes qindra grash, që në histori kanë eksperimentuar për herë të parë diçka që deri në atë kohë u ishte rezervuar vetëm burrave. Një seri faktesh, publikuar në “La Reppublica” dhe frymëzuar nga “List of woman’s firsts”, tregon disa nga këto histori, nga çmimi Nobel në fizikë Marie Curie, ajo në letërsi, pilotja e parë, gazetarja e parë etj…
Amelia Earhart, gruaja e parë pilote, e cila kaloi e vetme në fluturim Atlantikun në vitin 1928.

Marie Curie, gruaja e parë që fitoi në vitin 1903 Çmimin Nobel. Ajo meritoi çmimin në fushën e fizikës, bashkë me të shoqin Pierre Curie Antoine Henri Becquerel, për studimet e tyre mbi radioaktivitetin. Në 1911 fitoi çmimin Nobel në Kimi, për zbulimin e radiumit e poloniumit dhe në vitin 1908, iu besua Katedra e Fizikës në Sorbonë: kjo e bëri të parën grua që jepte mësim në universitetin prestigjioz francez.
Juria e parë femërore Në Los Angeles, në 1911¬n, një juri tërësisht femërore u thirr për të gjykuar botuesin e “The Watts News” mbi një rast “të turpshëm” (në një artikull, A.A. King, kishte cituar disa fyerje që i ishin drejtuar nga një anëtar i këshillit qytetar). Gratë, ende larg të drejtës së votës për zgjedhjen kombëtare, por para pak kohësh kishin votuar në Kaliforni e deklaruan King “të pafajshëm”, por duke nënvizuar që vendimi i tyre nuk miratonte një fjalor të tillë, por vetëm ndershmërinë e gazetarit.
Aretha Franklin, e para grua që në vitin 1987 u përfshi në Rock and Roll Hall of Fame, muzeu i famshëm amerikan, dedikuar artistëve më të famshëm, producentëve, personaliteteve të muzikës botërore.
Sirimavo Bandaranaike është e para grua në botë, që ka shërbyer si kryeministre. E njohur edhe si Sra. B, ka qenë tri mandate kryeministre e Sri Lanka, prej vitit 1960. Vdiq në vitin 2000, pasi shkoi në votim, në ditën e zgjedhjeve kombëtare.
Antoinette Louisa Brown Blackwell, e para protestante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lindi në New York në 1825 dhe u bë e famshme për besimin e saj në luftën për të drejtat e grave.
Arlene Francis, e para grua që drejtoi një program gazetaresk në televizion, në Nbc, nga 1954 në 1957. Newsweek i kushtoi një kopertinë, duke e quajtur “first lady of television”.
Valentina Tereshkova, e para grua astronaute. Në vitin1963 ajo u ngjit në bordin e Vostok 6, duke u bërë protagoniste e një misioni sovjetik në hapësirë, që përfshiu 49 orbita tokësore.
Ada Lovelace (Augusta Ada Byron) ka jetuar në Londër nga 1815 në 1852 dhe konsiderohet si e para programuese kompjuterësh në botë, pasi ka shpikur algoritmin e parë, destinuar për t’u përpunuar nga një makinë. Vajza e paligjshme e poetit anglez Lord Byron, punoi mbi makinën analitike, ideuar nga Charles Babbage.
Selma Lagerlof, shkrimtare suedeze, e para grua që fitoi Çmimin Nobel në Letërsi, në vitin 1909. Në 1958 Hasse Lagerkvist realizoi një film për televizionin suedez mbi jetën e Selma Lagerlöf./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme