Në bazë të marrëveshjes midis Sarajevo Film Academy (SFA) dhe Prishtina International Film Festival (PriFest), një shtetas i Kosovës do të përfitojë një bursë të plotë studimi në SFA.
Sipas komunikatës, përfaqësuesja e SFA, njëherit një ndër shkollat më prestigjioze të filmit në Evropë, pjesë e Universitetit Sarajevo School of Science and Technology do të paraqesë detaje të kësaj marrëveshjeje gjatë edicionit të tetë të PriFest që pritet të fillojë të premten.
“Universiteti Sarajevo School of Science and Technology (SSST) është një institucion privat jo-fitimprurës i shkollimit superior, i krijuar në vitin 2004. Universiteti është i përbërë nga tetë departamente akademike, shtatë institucione kërkimore dhe një Qendër të Medias Digjitale. Sot, Universiteti SSST njihet si një ndër platformat kryesore akademike të Evropës Jug-Lindore. Universiteti është themeluar nga MET Foundation, një organizatë gjithashtu jo-fitimprurëse, e krijuar në vitin 1998 për të ndihmuar në përparimin dhe financimin e projekteve akademike, kërkimore dhe zhvilluese në rajonin e Ballkanit”, thuhet në komunikatë.
University Sarajevo School of Science and Technology (SSST) hapi Sarajevo Film Academy (SFA) në vitin 2010, duke u fokusuar tek edukimi i studentëve, dhe njëkohësisht, në terma afatgjatë, me synimin për të kontribuar në zhvillimin e industrisë së filmit të vendit. Programi i “Film Factory” u bë pjesë e integruar e SFA në vitin 2013
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...