Takat lindën nga nevoja, jo nga luksi

07:23 | 19 Prill 2016
Arbresh.info
Takat kanë qenë mjaft të përdorura në ushtri! Mos u habisni, por në vitet ‘500, ato përdoreshin në kalërim, pasi të lejonin të kontrolloje kalin perms goditjeve me takë. Përdorimi i parë i këpucëve me taka jo më për nevojë, por për t’u dukur, daton në vitin 1533 kur Katerina de’ Medici, e cila thuhet se ka qenë më e shkurtër se Kylie Minogue, mbante këpucë me taka.
Gjatë viteve ‘700 femrat nisën t’i përdorin ato në masë, por si zgjedhje kryesisht e klasës së lartë. Edhe meshkujt nuk mbeten pas. Luigji 14-të, i cili ishte i shkurtër, preferonte një palë këpucë të kuqe me takë. Qëllimi i këtyre këpucëve, tashmë ishte rritja në gjatësi e personave e në mënyrë metaforike i mbante ata më lart se populli i thjeshtë.
Pas kësaj periudhe, vijnë vite të tëra të mërzitshme për këmbët, të cilat ua lënë vendin këpucëve të stilit spartan apo takave të vogla, të bëra prej druri. Kjo deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur këpucët me taka dhe elegance e tyre pushtuan botën./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme