Maggie, një qenushe nga Australia, që mund të jetë qeni më i vjetër në botë, ka ngordhur. Këtë e ka konfirmuar pronari i tij, Brian McLaren nga Victoria.
“Ajo ishte 30-vjeçare, ishte mirë me shëndet dhe akoma ecte dhe bënte lëvizjet e ndryshme ditore dhe luante me macet”, ka thënë ai për “The Weekly Times”, duke shtuar se qeni kishte filluar të përkeqësohej dy ditë më parë.
Maggie ishte mbi 200-vjeçare duke e balancuar moshën e saj 30-vjeçare me vitet e njeriut. “The Independent” shkruan se, Maggie nuk u cilësua si “qeni më i vjetër në botë” pasi McLaren kishte humbur dokumentet origjinale të qenit të tij, që do të thotë se mosha nuk mund të verifikohej.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...