Është prodhuar para 36 vitesh, por shpejtësinë e ka si me qenë e prodhuar vetëm para disa ditësh. Kjo veturë që është prodhuar në vitin 1982 bën çudira me shpejtësinë e saj që për veturat e moshës së njëjtë bile edhe për shumë të reja, është e paarritshme. E vogël por e fuqishme është vetura e tipit Gofl1 e cila gjendet në Podujevë.
E gjithë çka i ka mbetur në vitin kur është prodhuar, është vetëm karroceria. Kjo pasi që pronari i Golf 1 më të shpejtë në Kosovë, Naim Shabani i dashuruar pas makinës së tij ka modifikuar atë duke bërë kështu një prej veturave më të shpejta në Kosovë.
Megjithëse në pamje duket e vjetër, Nami i cili në Llap njihet edhe si Naim Gjoshi thotë se Golf 1-shi i tij, motorin e ka të veturës Golf 5, me 3200 kuaj fuqi. Por kjo nuk i mjaftoi atij, prandaj ai e bëri 4 “montion” duke ia ndërruar kështu edhe ndërruesin e shpejtësive nga 5, në 6 shpejtësi. E shpejtësia e tij padyshim që iu është rritur në 320 kilometra në orë.
“Ky golfi ka qenë vit i prodhimit 1980,ka qenë 1.100 kubik. Tani e ka motorin 3.200 kubik, R3 2 të golfit 5. Ka qenë pa turbo ne e kemi ndreq e kemi bërë me turbo. E kemi bërë turbo është 4 ‘montion’, ndërruesin e shpejtësive e ka me 6 shpejtësi. Fabrikisht R32shi i Golf 5-shit e ka pasur 300 fabrikisht kilometrin për orë, ndërsa ne e kemi bërë 330 kilometra në orë. Lëndët djegëse i ka me benzinë.. Turbinën e madhe e ka GT35, çipin e ka extrem që ia kemi ngjitur 1800 euro në Gjermani…Peshon më pak se 1000 kilogram. 800 Pe es i ka. Kah shkolla që ka nuk i grahi shpejt, nuk e voziti shpejt. Kur të kaloj po se edhenxënësit kanë qef kur të më shohin”, tregon për veturën e tij më të shpejtë në Kosovë Naim Shabani.
Më tej pronari i saj na tregoi se kjo veturë vetëm strukturën e ka të tipit Golf 1 sepse e gjitha pjesët tjera i ka të tipit Golf 5.
Për KosoavPress Naim Shabani tregon edhe se si e ka ndryshuar veturën për t’u dukur ndryshe.
“Golfi 5 R32 i ka 300 të grafikuar por ne e kemi bërë 330kilometra në orë. Është i vetmi Golf 1 me 6 shpejtësi, ABS e ka krejt, i ka amortizerët sport. Në këtë punoj që nga 2010-ta por kam pasur edhe tjerë. Krejt vetura është e veçantë, krejt vetura është Golf 5 vetëm strukturën e ka të Golf 1, se krejt sendet tjera i ka tjera…”, tregon Naim Shabani.
Për Golf 1-shin e tij, Naim Gjoshi tregon se kur tejkalon ndonjë veturë të vitit 2014, 2015, 2016 me këtë veturë të vitit 1980 është kënaqësi për të dhe kjo ka bërë atë që ai të mos ta ndërrojë atë.
“Me Golf 1 se me pas ndonjë kerr më të ri dhe me tejkalua ndokënd, ma nuk është interesant a me Golf 1 është më interesant. Bëj gara edhe me ker re të reja me 2014,2015,2016, por ky tek unë është më i veçantë.Për mu është ma kënaqësi kerret e tipit të ri me i kapërcy. I shpejtë është jashtë normales është i shpejtë….Motorin për 30-25 minuta ia qesim në tokë. Këtë e kemi bërë që kur të marrim pjesë në gara nëse na bën naj defekt , qaty për qaty ia ndreqim defektin. E kemi bërë profesion tani më se kemi problem atë punë”, tha Naim Shbani.
Vetura të tilla gjinden pak në Kosovë. Sidomos në një kohë kur veturat e reja gjithmonë po futen më shumë në funksion.
Me veturën e tij, Naim Shabani nga Podujeva është i gatshëm të marrë pjesë në çfarëdolloj gare në 0-400 metra me çfarëdo lloj veture. Kjo pasi që ai beson se ajo është e pa arritshme.
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...