Promovimi i trashëgimisë kulturore do të ndikonte në rritjen e turizmit dhe promovimit të kulturës së Kosovës. Kështu u tha në një konferencë me temë “Trashëgimia kulturore si atraksioni më i ri turistik-Ekoturizmi”, organizuar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në kuadër të fushatës për gjuhë, art dhe kulturë.
Dafina Zherka nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ka thënë se kjo qendër ka filluar një fushate dy mujore e cila është fokusuar në gjuhë, kulturë dhe artë, me qëllim të promovimit të kulturës nëpërmjet turizmit.
Virtyt Gacaferi, gazetari dhe aktivistë nga shoqëria civile që kohëve të fundit po merret edhe me promovimin e ekoturizmit, ka thënë se përparësi për një turizëm është vet mikpritja e shqiptarëve.
Më të vlefsh men që e kemi si Kosovë është oferta që dikush të jetë mysafirë në vendin tonë ose mysafirë në shtëpinë tonë dhe kjo është unike te shqiptarët dhe është e lidhur thellë në psiçikën e shqiptarëve
Udhëheqësi i divizionit të turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Hysen Sogojeva ka thënë se ata që janë të certifikuar për guida nga organizata të ndryshme do të licencohen gjatë këtij viti.
Ndryshe, u tha se duhet të ketë angazhim më të shtuar në promovimin e turizmit/Arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën