Jia Jia, roboti femër që duket si të ishte real

07:46 | 17 Prill 2016
Arbresh.info

Quhet Jia Jia dhe është roboti kinez me pamjen e një femre ku është aq real saqë duket si një njeri i vërtetë.

Ajo ka fytyrën me ngjyrë identike të njeriut dhe aktualisht është duke u mësuar që të fitojë aftësi të reja.

Këtë robot e krijoi Chen Xiaoping dhe kolegët e tij në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, të cilët e bënë publik krijimin e tyre në Hefei, kryeqytetin e Provincës Anhui në Kinë.

Gjatë prezantimit të robotit, Xiaoping e përshëndeti robotin, e cila ia kthehu menjëherë, “Po imzot, çfarë mund të bëjë për ju?”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme