A është ky vendi më i frikshëm në botë për të bërë foto?

22:47 | 16 Prill 2016
Arbresh.info

​Ka një milion arsye për ta vizituar Rio de Zhaneiron, përfshirë këtu faktin se plazhet janë magjike, ushqimi është fantastik dhe jeta e natës është klas.

Të gjithë e dimë këtë. Por tani që jemi njohur me Pedra da Gavea, një mal 850 metra mbi Atlantikun e Jugut, e kemi zhvendosur vëmendjen në një tjetër lloj aventure braziliane.

Mali ndodhet në Parkun mahnitës Kombëtar Tijuca, një pyll tropikal në Rio.Nga larg faqja e tij ngjason me një fytyrë njeriu dhe shumica e shkencëtarëve e gjeologëve mendojnë se kjo ka ardhur thjesht si rezultat i erozionit.

Për të shijuar peisazhet panoramike të parkut kombëtar, oqeanit dhe qytetit, duhet të jeni vetë të guximshëm ose të ngjiteni në mal me ndihmën e një kompanie të turit lokal.

Ngjitja për në mal ju merr rreth 3 orë dhe rekomandohet të merrni krem kundra diellit, ushqim dhe ujë.

Është padyshim një udhëtim i gjatë, por çfarë do të ishte më bukur se sa të ngjitesh në Pedra da Gavea?

Plus, do të përjetoni një aventurë fantastike kur të realizoni fotot më të friks hme në botë.
Seriozisht, do i frikësoni ndjekësit tuaj në Instagram!

Sipas njerëzve që e kanë bërë një gjë të tillë, është po aq e frikshme sa duket.

“Nuk është një iluzion. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”- shprehet Julianna Oliveira për Huffington Post.

Ajo gjithashtu shton se çelësi për të bërë një foto të bukur është të gjesh këndin e duhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme