Të gjithë admiruesit e golfit tanimë mund ta shijojnë sportin në një fushë 1371 metra lart në Alpet e Zelandës së Re.
E arritshme vetëm me helikopter, fusha unike përbëhet nga 4 kuti të ndryshme nga ku mund të gjuash topin, në distanca e lartësi të ndryshme nga gjelbërimi.
Eksperienca “Over the Top Golf” drejtohet nga kompania e helikopterëve Over The Top në bashkëpunim me Golf Warehouse dhe kushton 474 dollarë për person.
Për të ruajtur mjedisin natyror, kompania rekomandon lojtarët e golfit të përdorin topa 100% të biodekompozueshëm të përbërë nga druri, duke qënë se shpesh herë ato humbasin në vendet përreth.
Fushës spektakolare iu desh më shumë se një vit të përfundonte, me helikopterët që sillnin pajisjet, stafin,rërën dhe barin përmes Liqenit Wakaptipu.
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...