Ministri i Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot shefen e UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad me të cilën ka biseduar rreth pasurimin të miellit me acid folik dhe hekur, një projekt që UNICEF dhe MBPZHR-ja e implementojnë që nga viti 2012.
Në takim kanë marrë pjesë edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe përfaqësues nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës.
Në këtë takim u vlerësua se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim duke e miratuar vite më parë ligjin, për të qenë kështu ndër vendet e para në botë që ka punuar dukshëm në këtë drejtim.
“Acidi folik dhe hekuri në miell janë dy elemente të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve të porsalindur. Në këtë takim u arrit një dakordim që të ketë një kontroll më të madh tek prodhuesit dhe importuesit e miellit për të parë më saktë prezencën e këtyre dy elementeve në miell. Gjithashtu u ra dakord që të punohet për lirim nga tarifat doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) të premiksit që përmban acid folik dhe hekur të nevojshëm për pasurimin e miellit”, thuhet në një komunikatë për media.
Ministri Krasniqi premtoi se do ta trajtojë me prioritet këtë gjë, duke pasur parasysh rëndësinë që ka për shëndetin publik pasurimi i miellit me këto elemente. Ai tha se do të shikohen të gjitha mundësitë, duke bashkëpunuar edhe me të gjitha institucionet tjera që mielli i prodhuar në Kosovë, por edhe i importuar të përmbajë sasitë e duhura të acidit folik dhe hekurit.
Ministri dhe Omar Gad u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm për të konkretizuar hapat e bashkëpunimit për këtë gjë.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...