Lindex në bashkëpunim me ikonën e modës Sienna Miller ju sjellë koleksionin e pranverës 2016.
Koleksionin e brendit skandidnav në bashkëpunim me aktoren britaneze tashmë mund ta gjeni edhe në dyqanet e Lindex-it në Prishtinë dhe Tiranë duke filluar nga data 13 Prill.
Koleksioni është kombinim i stilit bohemian i viteve 70’ dhe atij bashkëkohor minimalist, karakteristikë kjo e veçantë e modës skandinave. E kush më mire se Sienna Miller mund ti sjellë këto rryma bashkë, te cilat njëkohësisht reflektojnë stilin personal të aktores. Sienna Miller e njohur për stilin e saj të veçantë përfaqëson vlerat e Lindex në çdo aspekt. Sienna rrezaton energji pozitive, humor dhe pikëpamjet filantropike. Duke qenë edhe nënë ajo është figura e përsosur për Lindex pasi targeti kryesorë i brendit janë nënat ë pavarura, energjike, pozitive, dhe të interesuara në modë.
Veshjet kryesore të këtij koleksioni përfshijnë këmisha elegante dhe bluza me detaje, xhinse me bel të larte, funda, fustana dhe tunika verore. Koleksioni prezantohet në ngjyra të lehta të pranverës ku dominon ngjyra e bardhë. Dukjen tuaj mund ta plotësoni duke i shtuar gjithashtu aksesorë të dizajnuar me shumë kujdes për këtë koleksion.
Koleksioni ‘Sienna Hearts Lindex’ do të prezantohet në Grand Store me datën 16.04.2016 në ora 18:00 në një ngjarje të veçantë me rastin e këtij bashkëpunimi, ku çdo blerje nga koleksioni do të shpërblehet me një voucher -20% i vlefshëm në blerjet të ardhshme.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...