Këngëtari Dren Abazi, bashkë me bendin e tij të njohur “Zig Zag Orchestra”, para pak minutave janë nisur për në Bruksel, ku do të marrin pjesë në edicionin e 10-të, të festivalit të njohur “Balkan Trafik”
Në këtë festival, ku do të marrin pjesë artistë nga e mbarë bota, “Zig Zag Orchestra ” do të japin tri koncerte, transmeton Arbresh.info.
Dreni tregon se në këtë festival, programin të cilin do e paraqesin, do të jetë kryesisht i njëjti program që ai dhe orkestra e tij e kanë shfaqur disa herë nëpër Evropë.
3 koncertet që do të mbahen në njërën ndër sallat më prestigjioze të Bozar, “Hall Horta”, dhe do të zgjasin mbi një orë, ku do të jenë në prime time me fillim nga ora 21:30.
Bendi u nis me të gjithë formacionin e plotë prej 10 personave dhe vlen të ceket se deri më tani, ata kanë udhëtuar nëpër shumë vende të botës ku përpos që kanë shfaqur muzikën e tyre, kanë pasur rastin të takojnë muzicient të famshëm nga mbarë bota./Arbresh.info
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së