Biblioteka e Qendrës së Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri”, që është hapur në Ankara, është pasuruar me librat e dhuruara nga shkrimtari Nexhip Alpan (Necip Alpan).
Me afërsisht 6 mijë tituj të dhuruar me porosinë (amanetin) e edukuesit, shkrimtarit dhe poetit, të ndjerit Nexhip Alpan (Necip Alpan), i lindur në Gjirokastër të Shqipërisë, synohet të zgjerohet biblioteka e krijuar në Qendrën e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” që është hapur në Ankara.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve AA tha se Alpan ka lindur në Shqipëri në vitin 1920 dhe më pas ai ka emigruar në komunën Soke (Söke) të Ajdënit (Aydın) në Turqi.
Muçaj thekson se Alpan gjatë gjithë jetës së tij ka mbledhur libra në lidhje me gjuhën, letërsinë dhe rajonin e Shqipërisë dhe gjithashtu gjatë periudhës që ai ka jetuar ka mbledhur dhe gazeta në gjuhën turke, shqipe, frëngjisht dhe në gjuhën angleze dhe Alpan e kishte lënë amanet që këto të dhurohen me qëllimin ruajtjen e mirë të tyre.
thekson më tej se këtë porosi të xhipp Alpanit, i cili ndërroi jetë në vitin 2003, e ka çuar në vend djali i tij Erkan Alpan. Muçaj shton më tej se: “Ne e vizituam në shtëpi Erkan Alpanin për shkak se ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, dhe gjatë kësaj vizite ai na dhuroi këtë bibliotekë, që na lumturoi shumë”.
Muçaj thekson gjithashtu se këtë bibliotekë, e cila përbëhet nga gjashtë mijë titu, e kemi transportuar me kujdes për në Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara, ku dhe para disa muajsh e prezantuam për publikun. Muçaj sqaron se ai që ka dëshirë të bëjë kërkime në lidhje me shqiptarët, me kulturën, historinë shqiptare, mund të përfitojë nga kjo bibliotekë dhe shton më tej se shumë vepra këtu janë të rralla dhe të pashembullta. Muçaj gjithashtu theksoi se qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës i japin një rëndësi të madhe kësaj biblioteke dhe se për ruajtjen e saj tregojnë kujdes të veçantë.
Muçaj ka bërë të qartë se në këtë bibliotekë “gjenden vepra të rralla me shkrim dore, të cilat nuk mund të gjenden në Shqipëri dhe në Kosovë. Librat pasi u sollën në Ankara janë klasifikuar dhe inventarizuar nga një ekip ekspertësh të ardhur nga Shqipëria dhe se kjo bibliotekë është një thesar i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në mbarë botën. Nexhip Alpan na la një trashëgimi të rrallë, shpirti i tij u prehtë në paqe. Ne si Ambasadë Shqiptare do të bëjmë ç’është e mundur për zgjerimin e saj, sepse kjo është një bibliotekë që i përket të gjithë shqiptarëve në tërë botën dhe çdo kush është i mirëpritur të përfitojë nga kjo bibliotekë dhe gjithashtu janë të mirëpritur edhe ata që dëshirojnë ta pasurojnë atë me libra apo vepra të tjera. Unë besoj se së shpejti kjo bibliotekë do të jetë vendi, qendra e frekuentuar e të gjithë atyre që dëshirojnë të bëjnë kërkime në lidhje me Shqipërinë dhe Ballkanin”.
Muçaj gjithashtu ka pohuar se kanë treguar kujdes të veçantë që kjo bibliotekë të gjendet në Turqi dhe veçanërisht në Ankara dhe se kjo është një tregues i miqësisë mes popullit turk dhe atij shqiptar.
Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj ka shtuar më tej se edhe Fjalori Turqisht-Shqip i përgatitur nga z.Alpan prej 5 mijë faqesh do të botohet nga Instituti i Gjuhës Turke (TDK).
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?