Google ADS

Kosova po merr pjesë në takimet e FMN-së dhe BB-së në Uashington

09:56 | 13 Prill 2016
Arbresh.info

Një delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po zhvillohen në Uashington D C.

Ky është njoftimi që ka dhënë Ministria e Financave përmes një komunikate për media, ku pos tjerash thotë se përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore delegacioni i Kosovës do të zhvilloj takime edhe me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së.

Delegacioni i Kosovës po ashtu do zhvillojë takime edhe me zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, homologë të vendeve të ndryshme, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme