Google ADS

Hakerët kryejnë sulm masiv në qeverinë e Sirisë

08:42 | 13 Prill 2016
Arbresh Info

Cyber Justice Team ka marrë përgjegjësi për hakimin e madh të rrjetit të qeverisë siriane, që rezultoi në publikimin e 43GB të dhëna online.

Sulmi, që ndodhi më 6 prill, thuhet se përmban 10GB të dhëna sensitive por volumi i tyre mund të rritet nëse të dhënat ekstradohen, shkruan portali arbresh.info. Në përgjithësi, këtu ishin 274.000 dosje nga 55 uebfaqe kombëtare dhe private të Sirisë, gjysma e të cilave janë domaine me ‘.gov.sy’.

Cyber Justice Team është një grup i hakerëve që protestojnë kundër qeverisë së Assadit si dhe ISIS-it për shtypjen ndaj njerëzve të Sirisë. “Assad dhe ISIS janë duke u përpjekur për të shkatërruar Revolucionin e Sirisë, të dy janë vrasës së njerëzve sirian”, shkroi grupi në Twitter pas hakimit. Po ashtu, grupi thuhet se ka fshirë të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me sistemin edukues që qeveria përdor, përfshirë edhe fëmijët në spital, në mënyrë për tu shmangur ekspozimin e të dhënave sensitive të qytetarëve.

Hakerët ishin në gjendje të marrin të dhënat duke shfrytëzuar dobësi tek të gjitha faqet që kanë përdorur veçanërisht Joomla-n./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme