Diskutohet Strategjia Zhvillimore e BERZH-it për Kosovën

19:37 | 12 Prill 2016
M. A.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilaz ka diskutuar sot me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për përfshirjen e prioriteteve zhvillimore të Qeverisë së Kosovës në përgatitjen e Strategjisë Zhvillimore të BERZH-it për Kosovën

Ministria për Integrimit Evropiane ka bërë të ditur në një komunikatë për media se zëvendësministri ka pritur sot delegacionin e dërguar nga BERZH-i, dhe u ka prezantuar atyre prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të përcaktuara në Strategjinë Zhvillimore Kombëtare 2016-2021.

Ilazi diskutoi me delegacionin edhe për Listën e Projekteve Prioritare të përcaktuara në kuadër të Këshillit Kombëtar për Investime.

Ndërkaq delegacioni i BERZH, i kryesuar prej Holger Muent, drejtor për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka shprehur gatishmëri për të mbështetur prioritetet zhvillimore të Kosovës, bëhet e ditur në Komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme