Google ADS

Fillon “Java e Bibliotekës në Kosovë”

19:15 | 12 Prill 2016
M. A.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ka filluar edicioni i sivjetshëm “Java e Bibliotekës në Kosovë”, me temën “Biblioteka dhe dokumentimi i realitetit historik të Kosovës”.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Javës së Bibliotekës mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, zëvendësministri Rexhep Hoti, përfaqësues nga Ambasada e Amerikës dhe e Shqipërisë në Kosovë, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj dhe shumë autoritete kulturore vendore, njofton Ministria e Kulturës Rinisë dhe sportit në një komunikatë për media.

Në ceremoninë e hapjes u tha se biblioteka luan rol fondamental në kulturën e një vendi, prandaj edhe duhet të ketë kujdesin e institucioneve të shtetit.

“Ministri Kujtim Shala u shpreh se Java e Bibliotekës është një aktivitet specifik dhe afirmon jetën kulturore mbarë nacionale, dhe si i tillë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të MKRS-së”, thuhet në komunikatë.

Në kuadër të kësaj jave do mbahet edhe konf erenca shkencore për Ismail Kadarenë, e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve që shënohen për 80 vjetorin e lindjes së tij

“Java e Bibliotekës” realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Ambasadën e Amerikës në Kosovë, aktivitet ky tashmë tradicional, dhe që është përfshirë në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor që realizohet mes ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme