HTC nuk është duke u dorëzuar me telefonat e mençur premium. Pas dështimit për të impresionuar me One M9, kompania tajvaneze është kthyer sërish me HTC 10.
HTC 10 vjen me kamerë 12 megapiksel, hapje f/1.8, OIS dhe Laser AF. Kamera gjithashtu mund të shkrep 12-bit RAW, video 2160p dhe mund të regjistrojë audio Hi-Res, shkruan portali arbresh.info. Kamera frontale për herë të parë ka stabilizim optik të imazhit me sensor 5 megapiksel dhe hapje f/1.8.
Dizajni i HTC 10 është pasues i One A9, që ishte i bazuar në telefonin One. Sidoqoftë, telefoni i ri ka ekran 5.2 inç me rezolucion QHD dhe Gorilla Glass. Sistemi operativ Android 6.0 Marshmallow është tek procesori Snapdragon 820 me 4GB RAM. Brenda telefonit është gjithashtu një bateri 3.000mAh që mund të mbushet deri në 50% brenda 30 minutave duke iu falënderuar Quick Charge 3.0./arbresh.info
Tre shenja që shkojnë mirë me Peshoren
Anketa: Harris mbështetje më të madhe se Trump mes votuesve ...
“Armatimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori ...
Real Madrid arkëton tri pikët e radhës në La Liga
Miftaraj: Aktakuza për Banjskën, më profesionalja në histori...
Lajçak dhe diplomatët amerikanë flasin për dialogun Kosovë-S...