Shumica e prindërve kanë një fëmijë të preferuar dhe me siguri është më i madhi, sipas studiuesve.
Një hulumtim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë tregon që nga 768 prindër të intervistuar, 70 për qind e nënave dhe 74 për qind e baballarëve kanë pranuar se kanë një fëmijë favorit, transmeton arbresh.info.
Prindërit nuk specifikuan se cili fëmijë ishte i preferuari, por rezultatet tregojnë që fëmija i parë zakonisht është i preferuari.
Të gjithë fëmijët në studim u pyetën nëse ata mendonin që prindërit e tyre trajtohen në mënyra të ndryshme, dhe nëse kjo gjë ka ndikuar në vetëvlerësimin e tyre, përcjell arbresh.info.
Fëmijët më të rinj ishin më të prirur të raportonin vetëvlerësim të ulët të shkaktuar nga preferenca e prindërve për fëmijët e parë, duke sugjeruar që vëllezërit/motrat më të rritura marrin trajtimin e veçantë.
Studimet e fundit duke kërkuar në marrëdhëniet vëlla/motër kanë gjetur që të kesh një motër/vëlla të bën më pak të prirur të bëhesh obeze dhe se fëmijët e parë mund të jenë më inteligjentë se sa vëllezërit dhe motrat më të vogla./arbresh.info
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...