Google ADS

Galaxy Note 6 me procesor Snapdragon 823?

08:39 | 12 Prill 2016
Arbresh Info

Pasardhësi i Samsung Galaxy Note 5, i cili ka ende kohë deri në debutim, ka qenë duke u përfolur shumë brenda disa muajve të fundit pas raporteve të shumta që ai do të përdor çip nga Qualcomm, Snapdragon 823.

Thashethemet e reja, që dukshëm kanë të listuara detajet e zakonshme për Galaxy Note 6 si dhe një pajisje ende të panjohur Sony Xperia dhe LG G Flex3, sugjerojnë gjithashtu që pasardhësi i Note 5 do të ketë kamerë 25 megapiksel, shkruan portali arbresh.info.

Për veçoritë e tjera, thashethemet e mëparshme sugjerojnë që fableta e re do të ketë ekran 5.8 inç QHD, 6GB RAM, si dhe opsionet për 64 dhe 128GB hapësirë të integruar. Deri tani asgjë nga të gjitha këto veçori nuk është konfirmuar, por ne mund t’i mësojmë këto gjatë muajin shtator kur Note 6 pritet të prezantohet./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme