I lindur me penis dhe vaginë, zgjedh të jetë femër

12:03 | 10 Prill 2016
Arbresh.info

Një model australian që ka lindur me penis dhe vaginë ka vendosur tashmë të bëjë operacion për të jetuar si një femër normale.

Sophia Young nisi të ndjente dhembje kur ishte 8 vjeç dhe doktorët zbuluan se vezoret e saj kishin një pozicion aspak normal. Njëra ishte shumë më lart se tjetra. Duke u rritur, të dy organet seksualë nisën të zhvilloheshin dhe prindërit, duke parë se penisi po rritej shumë, vendosën që ta rrisnin fëmijën e tyre si djalë dhe emrin ia vunë Harrison.

“Kam vaginë, mitër dhe vezore, por klitori im është shumë i madh dhe duket si penis. Nuk ka funksion dhe nuk mund të bëj fëmijë. Dua që të heq çdo pjesë mashkullore që kam që të ndihem normale më në fund”, tha 22-vjeçarja për “Daily Mail Australia”.
Përpara se të hynte në botën e modës, Young tallej shumë nga shokët e saj në shkollë dhe arriti deri në atë pikë sa izoloi veten. Kur e lironte, thyente kompjuterat dhe dritaret e shkollës për të nxjerrë inatin. Bullizmi bëri që të provonte vetëvrasjen plot 6 herë.

“E provova me pistoletë, por ngeci. E kam provuar edhe me mbidozë ilaçesh. Më pas, më thanë të nisja si model dhe e provova. Gjithsesi, është e vështirë për një model androgjen, pasi kompanitë duan o mashkull, o femër. Unë e kam nisur këtë punë që të grumbulloj 60 000 dollarët që më duhen për operacionin”, shpjegon Young.

1460281166_young4 1460281180_young5 1460281194_young6 1460281120_young1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme