Shtatë vjet pasi që administrata federale e aviacionit të SHBA-së paralajmëroi se avionët “Boeing” kanë një pajisje për internet wifi që është “e ndjeshme ndaj sulmeve nga hakarët”, dolën faktet e reja për të metat e sistemit.
Avioni modern mund të hakohet dhe të merret kontrolli mbi te shumë lehtë, pa marë parasyshë vendndodhjen e hakerëve.
Kjo i referohet kryesisht modeleve të zakonshme si “Boeing 787” dhe “Airbus A380”, të cilët kanë “WIFI” për pasagjerët, gjë e cila është një objektiv ideal për hakerët, sepse ata përdorin platforma dhe sisteme elektronike që janë të njëjta me ato që përdoren për operimin e avionit.
Duke pasë parasyshë që këto sisteme të wireless lidhin aeroplanin me botën e jashtme, ekziston një rrezik i lartë i sulmit nga hakerët, transmeton arbresh.info.
Një haker mund të kalojë mbrojtjen që ndan internetin wireless për udhëtarë me atë që përdoret për të menaxhuar aeroplanin.
Përveç kësaj, ekziston mundësia e lidhjeve fizike, ku një pasagjer duke përdorur pajisje USB mund të lidhet me sistemin e avionit. Por, në raport, thuhet se ka mënyra që aeroplanët e sotëm të përballojnë këso lloje të kërcënimeve./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele