Tim Friede nga Wisconsin, ka marrë 160 kafshime nga gjarpërinjtë në 16 vite.
Ai madje ka qenë në koma dhe në prag të vdekjes pasi u kafshua nga dy kobra, transmeton arbresh.info.
Ai llogaritet si një shkencëtar amator pasi përmes eksperimenteve të tij me kafshimet e gjarpërinjve ka arritur të dyfishojë sasinë e antitrupave ndaj helmit të gjarprit.
Friede shpreson që të arrijë të krijojë vaksina kundër gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë.
Për të dëshmuar se teoria e tij funksionon ai lejoji të kafshohet nga dy gjarpinjtë më të rrezikshëm në botë, një taipan dhe black mamba kafshimet e të cilëve vrasin brenda minutave.
Jo çuditërisht obsesioni i tij për të shpëtuar jetët e mijëra njerëzve që humbin nga kafshimet e gjarpërinjve gati mbyti atë në disa raste dhe i kushtoi edhe martesën./arbresh.info
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...