Një nënë nga Kolumbia është arrestuar edhe është burgosur me 12 vite burg, pasi kishte shitur virgjërinë e vajzës 12-vjeçare.
Margarita de Jesus Zapata, nëna e 13 vajzave është arrestuar pasi njëra nga vajzat e saj e ka paraqitur rastin te autoritetet kolumbiane, transmeton Arbresh.info.
Sipas deklaratës së vajzës, të 13 vajzat që në moshë të hershme ishin detyruar nga nëna e tyre të punonin si prostituta.
Por, çdo gjë morri kthesë kur nëna e shiti virgjërinë e vajzës së saj 12-vjeçare për 300,000 pesos kolumbian (80 dollarë), transmeton Arbresh.info.
Sipas deklaratave të vajzave, pretendohet se të gjitha vajzat janë detyruar të prostituojnë që nga mosha 12- vjeçare.
Shefi i policisë në Bogota ka deklaruar se gruaja do të vuajë dënimin nën akuzat për detyrim seksual të vajzave të mitura.
Këshilli Qendra për Konflikt Urban, një organizatë joqeveritare me bazë në Medellin, dikur e njohur si baza e baronit të drogës, Pablo Escobar, tha se vajzat nuk ishin abuzuar nga turistët e huaj, por nga banorët vendas.
Ka mijëra raste të dhunës seksuale ndaj të miturve në Kolumbi çdo vit, ku kryesisht janë të prekura vajzat e mitura, ndërsa Amnesty International ka deklaruar se shumica e rasteve nuk hetohen fare nga qeveria.
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...