Dema: Do të jem rektor i zgjidhjeve, jo i bllokadave

12:29 | 5 Prill 2016
Arbresh.info

Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema në një intervistë për Kosovapress tha se ai do të jetë rektor i zgjidhjeve dhe se “nuk do të lë gurë pa lëvizë” që t’u kthej përgjigje të gjitha kërkesave që do të shkojnë në drejtim të tij nga studentët dhe personeli akademik e administrativ.

Marrja e kësaj pozite, për të, është krenari por edhe obligim i madh. Në ditën e dytë të punës në zyrën e cila vitet e fundit nuk solli rehati për paraardhësit e tij, rektori i ri thotë se detyrë të tij parësore do të ketë kthimin e imazhit të mirë që kishte dikur Universiteti i Prishtinës.

Marjan Dema mendon se përplasjet dhe fërkimet që kanë ndodhur me UP-në nganjëherë janë zmadhuar më shumë se që kanë qenë.

“Ditën e parë e kam pas të premten që natyrisht kam filluar menjëherë me prioritetet e mia dhe detyrat, problemet të cilat janë grumbulluar, e që nuk janë të pakta, siç janë mbi 900 diploma të panënshkruara. Menjëherë kam vënë kontaktet, kam pas takim me strukturat administrative të UP-së që të marr gjendjen reale, ta incizoj gjendjen, t’u jap detyra. Sot kam fillu ar me realizimin, gjegjësisht dhënien e sinjalit të gjelbër që obligimet që janë me kornizë kohore, siç janë investimet kapitale, të startojnë, sepse viti buxhetor kalon, jemi veç në fillimin e muajit të katërt dhe ato mund të kalojnë pa u realizuar. Është më pas edhe gjashtëmujori ku do të bëhet rishikimi, kemi filluar me atë, kam filluar me prioritete tjera siç janë sistemet elektronike, siç është softuerët e ndryshme që në programin tim e kam cekë se do të aplikoj zero tolerancë ndaj mbajtjes së mësimit, dhe këtë mund ta kontrolloj prorektori im nga zyra e tij”, ka deklaruar ai.

Dema është shprehur se të mërkurën do të mblidhet kolegjiumi i dekanëve dhe të caktohet edhe mbledhja e Senatit e cila tash e një kohë nuk është mbajtur fare.

Po ashtu, rektori tha se deri në gjysmën e javës së ardhshme do të bëjë edhe përzgjedhjen e pesë dekanëve, për emrat e të cilëve tha se ende nuk i di.

Re ktori Marjan Dema tha se propozimet për prorektorë do t’i marrë nga dekanatet, derisa ka shtuar se përzgjedhja e tyre do të bëhet në baza gjithëpërfshirëse si nga gjinia ashtu edhe nga fushat e studimit.

Dema tha se profesorët të cilat vijnë nga fakultetet të cilat janë të përfaqësuara në rektorat, si me rektorin apo edhe Këshillin Drejtues, nuk do të jenë pjesë e menaxhmentit të ri.

Prorektorët do të jenë: një për mësim, një për financa, një për shkencë, një për cilësi dhe një prorektor për marrëdhënie me jashtë.

I pari i Universitetit të Prishtinës tha se do të bëjë funksional edhe “grupin bërthamë” të UP-së me të cilin do të gjeneroj të ardhura, në mënyrë që pas katër viteve të mos e ketë mbi 90 për qind të buxhetit nga Qeveria.

“Jam duke e bërë edhe funksionalizimin e grupit të ekspertëve që ne e quajmë grupi bërthamë, ai veç ekziston por nuk është funksionalizuar fatkeqësisht, është themelua më 2013 dhe aty ka mbet, në mënyrë që ta gjejnë një donacion dhe ai grup me shtatë vetë, apo 10 vetë, varësisht sa kemi, të trajnohet për të hartuar projekte të ndryshme. Ne veç një projekt e kemi si grant-mbajtës, tjerat projekte veç kalojnë nga ne dhe atë projekt e ka realizuar Fakulteti i Edukimit. Pse të mos kemi, unë synoj deri në 5 projekte ti fitojmë. Me atë projekt të Fakultetit të Edukimit ne kemi gjenerua të ardhura deri në 1,5 milion. Aktualisht ne 95 për qind, ndoshta edhe më shumë, e kemi buxhetin prej Qeverisë së Kosovës, por unë mendoj që atë proporcion ta zvogëloj, natyrisht nuk kam me mund për një vjet, nuk kam me mund për dy vjet por deri në përfundim të mandatit tim do ta zvogëloj në mënyrë që benefiti do të jetë i dyfishtë. Me ato projekte ne do t? ? punojmë,”, tha ai.

 

Ndërkohë, prioritetet e rektorit të sapozgjedhur Marjan Dema janë përmirësimi i shërbimeve për studentë, mbajtja e mësimit dhe transparenca.

Dema tha për Kosovapress se qysh në ditën e parë ka kërkuar që të skanohet gjendja dhe të përmirësohen këto kërkesa.

“Ne në qendër të vëmendjes e kemi studentin, përmirësimin e shërbimeve për studentë. I kam dhënë detyrë Sekretarit i cili është një punëtor shumë i madh, është duke më ndihmuar, unë dua ta falënderoj që takimin me sekretarë ta bëjë sa më shpejt dhe të kërkoj që t’i funksionalizoj shërbimet, nuk ka ndonjë kosto shtesë, cilësinë do t’a avancoj, transparencën, asnjëra as tjera nuk kërkojnë ndonjë kosto shtesë. Transparencën e kam prioritet dhe unë që prej konstituimit të stafit tim i kam lënë detyrë prorek torit për çështje mësimore që të merr detyrë që të gjitha njësitë akademike, të gjitha diplomat që mbrohen, të jenë transparente dhe kërkoj nga opinioni i gjerë qoftë diplomë bachelor, qoftë master, qoftë e doktoratës të japin vërejtjet e tyre kur publikohet ajo, jo pas 10 apo 15 vjetëve të sulmohen njerëzit. Për këto arsye unë i kam vu pikë, prerje të kaluarës, e kaluara do ti takoj të kaluarës tash e tutej, kjo më ndihmon mua me luftu plagjiaturën, me e ngritë cilësinë. Se në qoftë se jam unë profesori i cili jam mentor i studentit të caktuar, do të del emri im dhe unë do të turpërohem se ai punim i çfarë niveli do të jetë, është i nivelit të ulët”, ka deklaruar rektori i ri i UP-së.

Ndërkohë, i pyetur nëse do ta realizoj kërkesën e punëtorëve të administratës së UP-së që t’ua bashkoj pagën bazë me atë shtesë, ai ka thënë se nuk do të lë gurë pa lëvizur deri sa ta realizoj këtë k? ?rkesë të tyre.

“Sa i përket punëtorëve në ditën e parë që e pata në vizitë ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, kam kërkuar nga ai që të na ndihmoj që për këta punëtorë që i përmende të shkrihet paga, se ata janë të dëmtuar, besoj që do të realizohet edhe kjo. Nuk do të lë gurë pa lëvizë, çdo kërkesë që është e arsyeshme, duke filluar prej studentëve dhe të tjerëve, me i lëvizë në harmoni me ligjet. Pak më parë e pata një kërkesë të 20 studentëve të cilët sillen prej 2009-ës, do t’u përgjigjem, do me thënë unë e kam thënë edhe në shpalosjen e programit tim, po e them edhe tash, unë do të jem rektor i zgjidhjeve, jo rektor i bllokadave. Unë mendoj, gjegjësisht ne si universitet, them se nuk do të ketë problem pa zgjidhje, kemi shumë kërkesa, kemi sh umë profesor të cilët janë pa kontrata, kanë mbajt mësim nuk kanë kontrata, kemi trashëguar shumë borxhe”, tha ai.

Rektori Dema i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahë për të marrë detyrën e rektorit në këtë institucion, duke përmendur se ka marrë shumë mesazhe urimi.

“I falënderoj të gjithë, sidomos studentët, por edhe krejt stafin e UP-së, të gjitha strukturat tjera, edhe politike nuk më kanë penguar që ma kanë dhënë një përkrahje shumë të madhe. Në qoftë se nuk kanë me më përkrah dije se dika nuk është në rregull me mua edhe unë natyrisht do të dorëzohem, përndryshe nuk kam arsye që të them se nuk kanë me më përkrah. Në qoftë se ka me pas zhvillime tjera, komplote e gjëra tjera unë do të jem ai që kam me thënë se unë kam ardhur prej një vullneti shpirtëror, që e kam ndijë për Universitetin, që të ndihmoj pak me e shfrytëzua atë autoritetin dhe përkrahjen që e kam pas. Kam pas përkrahje tepër të madhe, mesazhet që i kam marrë nganjëherë e pyes vetveten mos jam në ëndërr apo mos janë duke fol për dikë mbrapa meje, unë jam njeri i thjeshtë që e dua këtë popull që kam sakrifikua për këtë popull dhe do të sakrifikoj”, është shprehur rektori Dema.

 

Rektori Marjan Dema është emëruar në këtë pozitë të enjten e kaluar pas dorëheqjes së rektorit paraprak, Ramadan Zejnullahu.

Mandati i rektorit të UP-së është katër vjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme