Google ADS

“Siri” tani di më shumë për bejsbollin

22:41 | 4 Prill 2016
Arbresh.info

Tifozët e bejsbollit janë shpërblyer me disa përmirësime të mirëpritura të njohurive të “Siri-t” mbi këtë sport, për sezonin e ri. Aplikacioni “Siri” tani ka më shumë njohuri për bejsbollin; mund t’iu përgjigjet pyetjeve në lidhje me statistikat më të detajuara, duke përfshirë statistikat historike që datojnë qysh nga fillimi i historisë së bejsbollit, sipas Apple.

Ju mund të merrni informacion mbi statistikat e karrierës, dhe informacion specifik për ligat më të vogla duke përfshirë edhe ligat e të miturve, njofton agjencia e lajmeve The Verge.

Rezultatet sportive kanë qenë në njohurinë e “Siri-t” që nga vitin 2012, dhe përmirësimet e reja me siguri do ta bëjë atë më të dobishme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme