Priste një fëmijë, lindi pesë

09:03 | 3 Prill 2016
Arbresh.info

Një nënë indiane është befasuar pasi mendonte se priste vetëm një fëmijë, në lindje kuptoi se kishte pesë në bark.

Manita Singh, 25-vjeçare u detyruar të shkonte në spital edhe pse ishte vetëm 26 javësh shtatzënë pasi kishin filluar dhimbjet e lindjes, transmeton arbresh.info

25-vjeçarja kishte humbur një djalë posa e kishte lindur atë dy vjet më parë, dhe tani kishe frikë se do ta humbiste edhe këtë.

Rreth orë 11:00 në spitalin lokal në Ambikapur, India lindore, solli në jetë vajzën e parë në mënyrë natyrale, e përcjellë menjëherë nga katër motrat e saj.

Bashkëshorti i Manitës ishte shumë i lumtur: “Jam jashtëzakonisht falënderues ndaj Zotit që na bekoi jo me një fëmijë, por me pesë. Vetëm shpresoj që ato të mbijetojnë dhe të mund t’u jap një jetë të mrekullueshme”, përcjell arbresh.info

Çifti nuk e dinte që do të kishte pesë tufa gëzimi pasi që Manita nuk kishte bërë asnjëherë kontroll me ultrazë.

Të pesë fëmijët gjenden në mbikëqyrje të mjekëve për shkak të lindjes së parakohshme./arbresh.info

32C74CF900000578-0-image-a-2_1459625167352

32C748BF00000578-0-image-a-1_1459625163053

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme