Për ata që nuk e dinë, Dita e Gënjeshtrave është një ditë e gazmore ndërkombëtare e mashtrimeve që festohet çdo vit më 1 prill.
Miliona njerëz në shtëpi, shkolla dhe vendet e punës kalojnë mëngjesin e 1 prillit duke i bërë shaka mashtruese njëri-tjetrit. Edhe mediat publikojnë nga një histori të rreme për të mashtruar lexuesit e tyre.
Origjina
Origjina e kësaj dite është e pasigurt.
Shumica e njerëzve mendojnë se rrjedh nga Papa Gregori XIII. Në 1582, ai donte që kalendarin i tij i ri Gregorian të zëvendësoj me atë të vjetrin Julian. Ky kalendar caktonte natën e Vitit të Ri më 1 janar në vend të fundit të marsit. Por, disa njerëz nuk e kanë marrë shkresën, dhe vazhduan ta festojnë Vitin e Ri më 1 prill. Këto familje të varfra u quajtën budallenj dhe u përqeshën nga i gjithë qyteti.
Megjithatë, të tjerët mendojnë se Dita e Gënjeshtrave buron nga koha kur njerëzit mbanin festivale për të shënuar fillimin e pranverës dhe fundin e dimrit, sipas Muzeut të Hoaxe.
Festivali i lashtë romak i Hilaria festonte ringjalljen e perëndisë Attis-it në një ballo ku njerëzit maskoheshin.
Shumë kultura në Evropë kanë mbajtur festivale pranverore rreth 1 prillit.
Ajo që dihet sigurt është se që nga viti 1700, Dita e Gënjeshtrave filloi të festohej në Britani, dhe tani 1 prilli është zyrtarisht dita më zbavitëse e vitit.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...