Tesla zbulon veturën e re 35 mijë dollarëshe

16:22 | 1 Prill 2016
Arbresh.info

Tesla Motors ka lëshuar sot një parapremierë të modelit të ri Model 3 Sedan, duke thënë se më shumë se 130 mijë njerëz kanë porositur makinën, edhe pse nuk do të fillojë prodhimi edhe për një vit, njofton Reuters.
Kryeshefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk zbuloi parapremierën e Model 3 në Hawthorne, Kaliforni për qindra pronarë të veturave Tesla dhe mediat, duke thënë se automjeti do të fillojë të prodhohet në vitin 2017 me një çmim fillestar prej 35 mijë dollarëve. Modeli 3 do të jetë makinë elektrike që funksion me benzinë, me katër dyer dhe çati prej xhami panoramik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme