Edhe Egjipti bllokon Facebook-un

14:50 | 1 Prill 2016
Arbresh Info

Egjipti ka bllokuar përdorimin e Facebook-ut në fund të vitit të kaluar pasi kompania amerikane refuzoi t`ia japë qeverisë egjiptiane aftësinë për të spiunuar përdoruesit, kanë njoftuar sot për Reuters dy njerëz që kanë njohuri për këtë çështje.

Shërbimi “Free basics” ka filluar në Egjipt në tetor të vitit të kaluar duke ja bërë të mundur, përdoruesve me të ardhura të ulëta që me një kompjuter të lirë ose smart-phone të krijojnë një llogari në Facebook dhe të hynë në një grup të kufizuar të shërbimeve të internetit pa pagesë.

Qeveria egjiptiane e pezulloi shërbimin më 30 dhjetor duke i thënë popullatës se transportuesi mobil Etisalat kishte dhënë një leje të përkohshme për të ofruar shërbimin, për dy muaj.

Dy burime me njohuri të drejtpërdrejtë të diskutimeve midis Facebook dhe qeverisë egjiptiane kanë thënë se “Free Basics” u bllokua për shkak se kompania nuk lejoi qeverinë të anashkalojë sigurinë e serverit për të kryer spiunazh. Ata nuk kanë pranuar të tregojnë saktësisht se çfarë lloji të qasjes qeveria kishte kërkuar ose se cilat praktika të Facebook ajo donte t`i ndryshonte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme