Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka zhvilluar sot një takim me rektorin e sapozgjedhur të Universitetit “Hasan Prishtina” , Marjan Dema, ndërsa ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e pranimit të detyrë
Ministri Bajrami e ka vlerësuar këtë si një ngjarje të veçantë për Universitetin e Prishtinës, i cili ka zhvilluar një proces kredibil të zgjedhjeve, që u kurorëzua me zgjedhjen e rektorit të Universitetit, profesor Marjan Dema.
Pasi që i ka uruar detyrën rektorit të ri, ministri Bajrami është shprehur i sigurtë se profesor Marjan Dema, me përvojën e vet, me kapacitetin intelektual, me kontributin që ka dhënë gjithë jetën në ndërtimin e këtij Universiteti, ka fuqinë dhe vullnetin që të fillojë procesin e stabilizimit të përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës dhe ngritjes së imazhit dhe performancës së këtij Universiteti.
“Jemi të sigurt se koha e krizave në Universitet po përfundon. Jemi të sigurtë se ekziston një vullnet, një konsensus i të gjithëve, që ky Universitet mund të ndërtojë një sistem të avancuar të arsimit të lartë. Këtë ja kemi borxh 60 mijë studentëve, shtetit të Kosovës, shoqërisë kosovare, sepse ky Universitet ka një rol historik, ka një rëndësi të përgjithshme shoqërore për vendin tonë”, tha ministri Bajrami.
Ministri theksoi, se Qeveria e Kosovës dhe MAShT, do t’i japin mbështetje të fuqishme zhvillimit të Universitetit, duke promovuar dhe duke qenë mbrojtëse të autonomisë së plotë akademike dhe financiare.
“Qeveria do të rrisë fondet për UP-në, do të punojmë bashkë me Universitetin në legjislacion, së bashku të orientojmë universitetet drejt nevojave të tregut të punës, të promovojmë standarde të larta të cilësisë”, tha ndër të tjera ministri Bajrami, dhe në këtë drejtim ftoi edhe mediat, shoqërinë civile dhe gjithë shoqërinë që ta mbështesin rektorin në punën e tij për ta zhvilluar së bashku Universitetin e Prishtinës.
Ndërsa, rektori i sapozgjedhur, Marjan Dema theksoi se besimi që i është dhënë me këtë detyrë, e obligon që ta shkrijë të gjithë potencialin e akumuluar në këtë universitet, në mënyrë që Universitetit të Prishtinës t’i kthehet imazhi dhe të ecë drejt zhvillimit dhe cilësisë.
Në ceremoninë e pranimit të detyrës së rektorit, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, përfshirë edhe anëtarin ndërkombëtar,Sigurd Hollinger, thuhet në njoftim.
Gabbia vazhdon me Milanin deri në vitin 2029
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...