“Burrneshat”, nga sonte shfaqet në Cyrih

12:52 | 1 Prill 2016
Arbresh.info

Filmi «Vergine giurata» (Virgjereshat e betuara) i cili ka bërë një rrugë të suksesshme në kinematë dhe festivalet botërore të filmit, do të shfaqet duke filluar nga sot, edhe në kinemanë «Filmpodium» të Cyrihut.

Ky film, për të cilin është shkruar dhe debatuar shumë, është një bashkëprodhim italian-zviceran-shqiptar-kosovar. Ai bën fjalë për Hanën, një të grua të re në malësitë e veriut të Shqipërisë, e cila në traditën e vjetër të kësaj zone, «bëhet burrë» me emrin Mark, gjegjësisht «burrneshë». Ajo e bën këtë dke sakrifikuar të qenit femër vetëm për të gëzuar liritë që në rrethin ku ajo jeton, janë të rezervuara vetëm për meshkujt. Më vonë Marku shndërrohet sërsih në Hanë…

Është një filmi sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe që i flet sa zemrës aq dhe arsyes.

Ky është filmi i parë i gjatë artistik i regjisores së re italiane Laura Bispuri. Rolet kryesore i luajnë: Alba Rohrwacher, Lars Eidinger, Flonja Kodheli Alba Rohrwacher (Mark/Hana), Emily Ferratello (Jonida), Lars Eidinger (Bernhard), Flonja Kodheli (Lila), Luan Jaha (Stjefen), Bruno Shllaku (Gjergj)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme