KIE kërkon mbrojtjen e investitorëve

10:54 | 1 Prill 2016
Arbresh.info

KIE mirëpret fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim duke rikujtuar se kjo marrëveshje është mjaft e dobishme për Kosovën dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

Drejtori ekzekutiv i KIE-së, Shpend Balija,  është shprehur se, sipas nenit 98 të kësaj marrëveshje, parashihet krijimi i një bshkëpunimi në mes të palëve për të mbrojtur investimet e huaja direkte, duke sjellë një klimë më të mirë për investitorët e brendshëm, si dhe të jashtëm, gjë esenciale për revitalizimin ekonomik dhe industrial të Kosovës.

Gjithashtu, Balija është shprehur se  janë paraparë dispozitat ligjore për themelimin e divizionit për kontestet lidhur me investitorët e huaj, me juridiksion për tërë territorin e Kosovës, në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Krijimi i këtij divizioni ka për qëllim vazhdimin e reformës ligjore, duke përmirësuar infrastrukturën ligjore me qëllim të lehtësimit të procedurave gjyqësore për investitorët e huaj, është shprehur Shpend Balija, thuhet në komunikatën e KIE-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme