Turqia lanson rrjetin 4.5G

08:37 | 1 Prill 2016
Arbresh Info

Përdoruesit e telefonave të mençur në Turqi do të jenë në gjendje të përdorin teknologjinë 4.5G duke filluar nga sot. Ministri i Transportit, Detar dhe i Komunikimit, Binali Yildirum ka paralajmëruar të rinjtë e vendit që tani janë në gjendje për të përdorur internetin mobil me një shpejtësi më të madhe.

Derisa teknologjia 4.5 pretendon se kapërcen hendekun ndërmjet rrjetit 4G dhe 5GB, kjo ofron shpejtësi 10 herë më të shpejtë se rrjeti 3G, shkruan portali arbresh.info. Funksioni më i rëndësishëm që posedon rrjeti 4.5G është rritja e shpejtësisë së transmetimit të të dhënave.

Teknologjia 4.5G pritet gjithashtu të kontribuoj edhe në ekonominë e vendit. Bazuar në Yildrim koha është shumë e rëndësishme pasi shumë mundësi humbin kur informatat nuk arrijnë shënjestrën e tyre shpejtë. Bazuar në kompanitë për mbikëqyrjen e teknologjisë në vend, rreth 46 milionë abonentë pritet të kalojnë në teknologjinë 4.5G, 7 milionë prej tyre duke filluar nga sot./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme