Prodhuesi më i madh botëror i avionëve Boeing planifikon të shkurtojë 4.000 vende pune nga mesi i këtij viti, për të ulur shpenzimet.
Sipas të deklaratës së bërë nga kompania planifikohet që të reduktohet numri i punonjësve në mbarë botën të reduktohen për 2%, ndërsa deri në muajin qershor numri i punonjësve të larguar nga puna do të arrijë në 4000 në mesin e të cilëve 1.600 pozita do të zgjidhen me të ashtuquajtura largime vullnetare.
Kompania përpiqet që me largimin nga puna të ulë shpenzimet për shkak të uljes së kërkesave.
Po ashtu planifikohet që pa punë të mbesin më shumë se 100 drejtorë dhe menaxherë.
Shumica e largimeve ka të bëjë me pjesën e kompanisë që merret me prodhimin e avionëve komercial.
Vlera e aksioneve të kompanisë në tregje është ulur për 9% nga fillimi i vitit, ndërsa pas lajmeve për largime nga puna kjo ulje doli në 2%.
Kompania amerikane përballet edhe me humbjen e pjesës së tregut nga rivali Airbus Group SE.
Kompania Boeing më 31 dhjetor 2015 numëronte 161 mijë e 400 punonjës.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend