Google ADS

Sonte inaugurohet Teatri “Faruk Begolli”

17:37 | 31 Mars 2016
M. A.

​Ceremonia solemne e inaugurimit dhe prerja e shiritit të AAB Teatrit “Faruk Begolli”, do të zhvillohet sot në orën 19:45, në prani të zyrtarëve të shumtë institucionalë, dashamirëve të artit skenik, si dhe përfaqësuesve të familjes së aktorit Faruk Begolli. Pastaj, do të shfaqet edhe premiera e shfaqjes “Profesor, jam talent…” në regji të Luan Dakës.

Drejtues të teatrit, në një konferencë për media, folën për idenë e krijimit të tij, rëndësinë, repertorin dhe aktivitetet në të ardhmen.

Drejtoresha e Teatrit të Kolegjit AAB “Faruk Begolli”, Burbuqe Berisha tha se sot i kanë dy festa, inaugurimi i teatrit të ri dhe se do të jepet premiera e shfaqjes “Profesor, jam talent se jo mahi”, një shfaqje e punuar nga profesori Luan Daka, bashkë me ekipin, kryesisht me aktorë të rinj, disa prej të cilëve i kanë përfunduar studimet dhe disa prej të cilëve ende janë studentë.

“Nëse pyetni pse është bash kjo shfaqje? Është sepse ne kemi nderin që ky teatër e mban emrin e profesorit Faruk Begolli dhecila shfaqje është më e mirë për ta portretizuar profesorin Faruk Begolli se shfaqja “Profesor, jam talent se jo mahi”, tha ajo.

Berisha shtoi se kjo ka qenë një prej homazheve që kanë dashur ta bëjnë për profesorin Faruk . Gjithashtu, kanë përzgjedhur që aktorët të jenë të gjithë të rinj dhe një prej njerëzve dhe bashkëpunëtorëve të profesorit Faruk, bashkautorin profesorit Luan Daka, i cili e ka bërë regjinë e kësaj shfaqjeje dhe të cilit i takon më së shumti ky privilegj ta bëjë këtë shfaqje.

Ndërsa, Luna Daka ka thënë se më vjen mirë që pata rastin ta përgatis këtë shfaqje me aktorë të rinj.

“Kemi shumë gjëra të posaçme në këtë shfaqje, të cilat do t’i shohë publiku, por është edhe një e veçantë në këtë shfaqje, ku marrin pjesë tetë artistë, shtatë goca dhe një djalë, të cilët janë: Fatlume Bunjaku, Vjosa Malokaj, Vjollca Hoti, Adelina Zekolli, Valmir Krasniqi, Laureta Gashi, Arta Lahu dhe Furtuna Aliu. Po ashtu edhe të gjithë këta aktorë ndihen të privilegjuar dhe të lumtur që janë pjesë e kësaj shfaqjeje dhe që u është dhënë mundësia të luajnënjë teatër të tillë më infrastrukturë supermoderne”, tha Daka.

Shfaqja “Profesor, jam talent se jo mahi” do të jetë në repertorin e rregullt. Ajo do të lëvizë edhe në vende të tjera dhe në qendra të tjera jo vetëm të Kosovës, por edhe në vendet e tjera ku flitet dhe ku kuptohet gjuha shqipe.

Teatri i AAB-së është institucion i pavarur prej Kolegjit AAB, është për të gjithë shikuesit dhe do të ketë repertor të vetin të rregullt. Teatri do të jetë i hapur për regjisorë të Kosovës por edhe regjisorë ndërkombëtarë dhe do ta ketë një repertor të rregullt.

Diçka që do të jetë e veçantë është se teatri AAB do të kenë jo vetëm shfaqje për të rritur, por edhe shfaqje për fëmijë.Ky teatër ka një numër të ulëseve që arrin 400, po ashtu ka shumë të mirë të rregulluar zërimin dhe ndriçimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme