Google ADS

Kamera e LG G4 do të jetë perfekte për fotografët

19:58 | 15 Prill 2015
Arbresh.info

Ashtu siç kemi dëgjuar më parë, kamera e pajisjes së ardhshme nga LG do të jetë vërtetë mahnitëse, por detajet e publikuara tani shfaqin edhe disa përmirësime të tjera madhështore.

Bazuar në një raport nga BusinessKorea, LG G4 do të jetë në gjendje të shkrep foto 80% më të ndritshme sesa modeli i mëparshëm i kompanisë, transmeton Arbresh.info. Telefoni  LG G4 do të dyfishoj kualitetin e fotove si pasojë e një moduli të ri të vendosur tek objektivi i kamerës.

Përveç kësaj, ky objektiv është i ndërtuar i gjithi nga LG që ka shtuar edhe një xham 0.1mm të hollë tek kamera për të ndaluar rrezet infra të kuqe të depërtojnë në objektiv.

Kamera e pajisjes LG G4 do të jetë 16 megapiksel duke ofruar pamje të shkëlqyeshme  edhe në raste kur ndriçimi është i dobët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme