Google ADS

Ndërron jetë novelisti hungarez, Imre Kertesz

13:56 | 31 Mars 2016
Arbresh.info

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, novelisti hungarez dhe i mbijetuari i Aushvicit, Imre Kertesz, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2002.

Agjencia shtetërore e lajmeve MTI e ka cituar botuesin e tij të ketë thënë se Imre Kertesz ka ndërruar jetë sot, pas një sëmundjeje të gjatë.

Kertesz fitoi çmimin Nobel për portretizimet e kampeve naziste, të cilësuara si “e vërteta përfundimtare” se sa poshtë mund të bien qeniet njerëzore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme