Google ADS

Asete të Kosovës jashtë vendit janë 179, prej tyre mbi 110 në Serbi (Lista)

12:08 | 31 Mars 2016
Arbresh.info

Republika e Kosovës prej aseteve shtetërore të pa privatizuara jashtë vendit ka më së shumti në Serbi. Lista e aseteve të pa shitura të Ndërmarrjeve Shoqërore, përveç, Trepçës jashtë Kosovës, janë 162 ndërmarrje, prej tyre 99 ndërmarrje të Kosovës figurojnë në Serbi. Përveç këtyre, edhe asete të ndërmarrjes Trepça, në Serbi janë 11.

Pastaj, 35 ndërmarrje në Malin e Zi, 35 ndërmarrje në Bosnje dhe Hercegovinë, 7 ndërmarrje në Maqedoni, 5 ndërmarrje në Kroaci dhe një në Slloveni.

Kurse, vetëm asete të ndërmarrjes Trepça, jashtë Kosovës janë 17, prej tyre 11 në Serbi, 3 asete në Kroaci dhe 3 në Bosnje e Hercegovinë.

Këto publikime janë bërë sot nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit nëpërmjet një komunikate për medie.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme