Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, ka uruar drejtuesit e Federatës së Atletikës të Kosovës (FAK) dhe të gjithë atletët për pranimin e kësaj federate në Asociacionin Ndërkombëtar të Federatave të Atletikës (IAAF).
Federata e Atletikës së Kosovës, sot zyrtarisht është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës.
Njeriu i parë i sportit tonë, ka falënderuar të gjithë ata që kanë mundësuar arritjen e këtij qëllimi duke përgëzuar atletët për këtë sukses.
Ai u dëshiron mbarëvajtje dhe korrje të rezultateve sa më të mëdha në atletëve e atleteve në garat dhe ngjarjet që do të marrin pjesë.
“Ndërkombëtarizimi i atletikës përbën një lajm të jashtëzakonshëm dhe tepër të rëndësishëm, ngase sporti i atletikës ka një traditë në vendin tonë. E në anën tjetër, kësaj federate i janë hapur dyert për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, duke e përfaqësuar Kosovën në mesin e vendeve tjera të botës. Anëtarësimi i FAK-së në IAAF, përpos që është një sukses drejt procesit të plotë të ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, është edhe një inkurajim për institucionet e sportit për angazhim më të madh për përmirësim në infrastrukturë dhe për përfaqësim sa më konkurrues”, ka thënë ministri Shala./Arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?