Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një vendimi ka pezulluar përkohësisht autorizimin për peshkim sportiv rekreativ, si dhe të gjitha aktivitetet në kuadër të këtij sektori.
Ky vendim i marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së vjen pas raportimeve për keqpërdorim dhe dyshimeve për falsifikim të autorizimeve për peshkim nga Federata e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ e Kosovës.
Në një komunikatë për media të MBPZHR-së thuhet se ky vendim ka ardhë po ashtu edhe si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe kontestimeve mes dy kryesive, gjë që kanë sjellë probleme në terren dhe hapësirë për keq menaxhim, është arsyeja tjetër e vendimit në fjalë.
“Ministria dëshiron të sqarojë se do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të hetuar çdo keqpërdorim dhe keq menaxhim të supozuar të autorizimeve që i lëshon. Konfirmojmë po ashtu se vendimi mbetet në fuqi deri në sqarimin e të gjitha çështjeve të raportuara”, thuhet në komunikatën për media të kësaj ministrie.
Më poshtë vendimi për pezullimin e autorizimeve për peshkim sportiv rekre ativ, si dhe të gjitha aktiviteteve tjera në kuadër të këtij sektori.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...