Njëra prej kompanive më të mëdha në Kosovë, Ferronikeli në Drenas duket se ndodhet në një situatë të keqe financiare.
Bordi i Aksionarëve të kësaj fabrike ka marrë vendim që të përgjysmoj rrogat dhe orarin e punëtorëve.
Ky vendim është bërë i ditur nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të fabrikës e cila e ka hedhur poshtë atë.
“Të ndërpritet prodhimi prej 01.04.2016, për kohë të pacaktuar; Punëtorët të punojnë 50% të orarit të punës; Pagat të zbriten 50%”, thuhet në vendimin e Bordit të Aksionarëve.
Arbresh.info mëson se shkak i këtij vendimi janë bërë borxhet e mëdha që ka kompania e të cilat sillen nga 25 deri në 35 milionë euro.
Sipas burimit të arbresh.info, këto borxhe janë të trashëguara nga menaxhmenti i kaluar tek menaxhmenti i ri dhe ky i fundit nuk po arrin t’i paguajë ato për shkak edhe të rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare./arbresh.info.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...