Disa nga ne kanë probleme me kujtesën, madje nuk arrijmë të mbajmë mend as se çfarë kemi pasur për drekë, por një grua australiane mban në mend çdo moment të jetës së saj.
Rebecca Sharrock, nga Brisbane, është një nga 80 njerëzit në botë që arrin të mbajë mend çdo moment të jetës së saj, në mënyrë të detajuar, transmeton arbresh.info
Ajo arrin të mbajë mend edhe ëndrrat gjatë periudhës kur ishte adoleshente.
“Çdo ditë që kam jetuar, arrij ta mbaj mend”, ka theksuar ajo. “Po të kisha njohuri për kalendarët dhe datat në atë kohë, do arrija t’i mbaja mend edhe ato.
Por unë arrij të kujtoj çdo ditëlindje që nga ditëlindja ime të parë.”
Sharrock në vitin 2011 u diagnostikua me sëmundjen që arrin të mbajë mend çdo detaj të jetës së saj, përcjell arbresh.info.
Përveç jetës së saj, ajo ka memorizuar çdo fjalë nga seria ‘Harry Poter’. Megjithatë, një gjendje e tillë nuk është aspak e mirë për shëndetin. Sharrock është në gjendje të mbaje mend edhe kujtimet e këqija, si lëndimet gjatë fëmijërisë.
Ajo vazhdon të ndjejë dhembje për atë periudhë, ndërsa shpesh përjeton edhe ankth gjatë natës.
“Kujtesa afatshkurtër është e varfër”, është shprehur ajo. “Por kur kujtimet bëhen afatgjatë, atëherë çdo detaj mbetet në mendje”.
Përveç sëmundjes së kujtesës, Sharrock gjithashtu është diagnostikuar me autizëm dhe me çrregullime emocionale. /arbresh.info
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...