Dhisë i ngelin brirët në telat e telefonit, skuadra mundohet ta shpëtojë

14:59 | 29 Mars 2016
Arbresh.info

Një skuadre i është dashur të shpëtonte një dhi, të cilat i kishin ngelur brirët në telat e telefonit. Ngjarja ka ndodhur në një kodër, afër një rruge në Greqi.

Brirët i kishin ngecur në tela dhe nuk dihet ende se si ishte ngjitur dhia deri atje lart. Fillimisht skuadra nxori shkallët nga makina, por nuk kishin se ku ti mbështesnin. Por më pas ata i përdorën shkallët për të nxitur kafshën të ngjitej tatëpjet kodrës, siç dhe mendohet të ketë zbritur.

Katër burra mbajtën shkallën ku ishte kapur dhia, ndërsa dy të tjerë e prisnin në majë të kodrës për ta tërhequr me litar.

Enigmë mbetet ende se si kishte përfunduar ajo aty./TCh

https://www.youtube.com/watch?v=9WanHZcNQ3Q

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme