Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim shefin e Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock, me të cilin ka biseduar për programin për bujqësi për këtë vit, dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Ministri Krasniqi falënderoi shefin Stock për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, veçanërisht në skemën e granteve që kanë dhënë në Kosovë, me theks të veçantë në sektorin e agropërpunimit.
Ai po ashtu vlerësoi si shumë domethënëse që në kuadër të IPA 2, bujqësia është ndër tri shtyllat kyçe.
Ministri e njoftoi atë më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, duke treguar se me rritjen e buxhetit kanë arritur të rrisin mbështetjen për fermerët dhe agrobizneset vendore përmes pagesave direkte dhe granteve investive.
Nga ana tjetër, Stock vlerësoi zhvillimet në bujqësi, duke e theksuar si një fushë që ka shënuar dhe po shënon mjaft progres. Ai tha se BE-ja do të vazhdojë të rrisë fokusin në këtë drejtim, duke premtuar thellim të bashkëpunimit./arbresh.info/.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...