Disa bileta aeroplani, pasaporta dhe afër 13.000 dollarë i kanë humbur – dhe sërish i kanë gjetur – dy turistë amerikanë në Gjermani, shkruan nzz.ch. Ata e kishin vizituar qytetin historik të mbrojtur nga Unesco-ja, Bacharach në Rheinland-Pfalz.
Siç ka deklaruar një zëdhënës i policisë, një person i ndershëm nga qyteti Kirchheim në Hessen i ka gjetur dhe i ka dorëzuar në polici të gjitha paratë dhe gjësendet tjera të vlefshme, transmeton albinfo.ch. Ato ishin në një çantë që lidhet në brez, e cila u gjet në një bujtinë për të rinj në kështjellën Stahleck.
Në bujtinën në fjalë e kishin kaluar natën dy amerikanët, 26 dhe 27 vjeçarë.
Ata kishin bërë një kallëzim penal në polici dhe e kishin njoftuar edhe kosnullatën amerikane për humbjen e parave dhe gjërave me vlerë. Vetëm disa orë më vonë dy amerikanëve u janë kthyer paratë, ka njoftuar zëdhënësi.
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi