Facebook lanson funksion të ri

13:35 | 28 Mars 2016
Arbresh Info

Rrjeti social Facebook do të debutojë së shpejti në funksion të ri që alarmon përdoruesit kur ai beson që ata janë shënjestër e talljeve.

Në rast se Facebook në SHBA mendon që ju jeni shënjestër e ndonjë imituesi, apo jeni duke përjetuar aktivitete të dyshimta online, do iu njoftojë menjëherë, shkruan portali arbresh.info. Gjiganti ka lëshuar një funksion të ngjashëm me atë në vitin e kaluar që i ka paralajmëruar përdoruesit e tij kur ata janë monitoruar nga një ndonjë shtet.

Për të ndjekur talljet e tilla, Facebook ka zhvilluar një mjet të ri që njofton ata kur ndonjë llogari krijohet me emër dhe foto të njëjta, llogari që përdoren për qëllime keqdashëse./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme