Shkruan: Emanuel Bajra
Do të ishte një ndër humbjet më të mëdha të Unionit Evropian po që se Britania e Madhe vendos që më njëzet e tre qershor të divorcohej nga ky Union.
Kanë kaluar më shumë se dyzet vite prej se Britania iu bashkëngjit Unionit Evropian, intencat dhe objektivi i shtetit Britanik në atë kohë ishte që ata t’i bashkoheshin një unioni të suksesshëm ekonomik evropian duke marr parasysh që vendi asokohe po përjetonte një seri krizash ekonomike, recesion, dhe turbulenca politike të pa fundme. Shumë nga sfidat e atëhershme tashmë kanë kaluar dhe fazat e ndryshme të transformimeve sociale dhe ekonomike në vetë shoqërinë Britanike kanë ndryshuar, evoluar pa dyshim.
Shumë historian dhe analist politik brenda dhe jashtë vendit argumentojnë se vendi i Britanisë së Madhe nuk ishte i përshtatshëm, ose ai i duhuri brenda një unioni plot komplekse e sfida, demokraci të vjetra e anëtarë të rinj të cilët kategorizohen sipas kapaciteteve që ato kanë të japin për unionin por mbi të gjitha struktura sociale, ekonomike e kulturore e ndryshme prej asaj Britanike ose kur krahasimet bëhen edhe për vende më të pjekura siç janë Franca dhe Gjermania.
Argumentet tjera që flakërojnë këto të fundit janë se vetë prezenca e Britanisë në Unionin Evropian është më shumë si një garantues i konsistencës në konsolidimin e demokracisë, transparencës dhe modelit të një shteti të organizuar dhe me një demokraci funksionale, qeverisje të mirë dhe promotorë të të njëjtave vlera anekënd botës. Pra, pa marr parasysh që kundër-argumentet për një Britani jashtë BE-së janë në favor të kampit për të qëndruar brenda, vërehet një ftohje graduale e shumë segmenteve britanike ndaj dështimeve të kahershme të Unionit Evropian. Për shembull, jo më larg se dy javë Konfederata e Biznesit dhe Industrive të Lehta kishte dal? ? me deklaratë mediale se ata dhe anëtarët e konfederatës janë pro-daljes nga Unioni.
Si arsye kryesore e qëndrimit të tyre zyrtar ishte se Unioni Evropian nuk po bënte asgjë të mirë për ta, rregullatori po i ngarkonte bizneset e vogla me shumë rregulla e direktiva që po e pamundësonin suksesin e bizneseve të tyre. Argumentet dytësore të këtyre bizneseve ishin se bizneset e vogla do të jenë shumë më profitabile po që se operojnë brenda një Britanie që është jashtë “kthetrave” të burokracisë së Brukselit. Natyrisht që brengë tjetër që merret parasysh nga shumë biznese është edhe sfida e emigracionit dhe imigracionit. Për shumë vende pune që krijohen në vend, gati dy të tretat e tyre shkojnë tek të huajt, duke krijuar kështu një hendek në aftësitë zhvilluese të vetë Britanikëve, zbehje e perspektivës së të rinjve Britanik dhe rritje e papunësisë në mesin e të rinjve Britanik.
Partitë politike me tendenca euro-skeptike siç janë UKIP, një krah i fuqishëm brenda partisë Konservatore të kryeministrit Cameron, një pjesë e krahut të majtë ekstrem në brendi të partisë Laburiste e udhëhequr nga Jeremy Corbyn si edhe shumë biznesmenë miliarderë e drejtues fondacionesh, dita-ditës pozicionohen në një kënd të një fushate të ashpër anti-Evropiane duke marr me vete edhe figura të fuqishme e karizmatike siç është edhe vetë kryetari Londrës Boris Johnson. Vetë qasja dhe ushqimi i fushatës prej epiteteve artistike, humoristike dhe metaforizmave me varietete në vetë “brand-in” e fushatës kundër-BE (Brexit) po e shton apetitin në mesin e njerëzve për të votuar për Brexit. Pra në mënyrën më të butë, fushata anti-BE po merr formë më njerëzore duke i dhënë një avantazh të tej-theksuar këtij grupimi të njerëzve interesant.
Lodhja politike e Cameron si edhe absorbimi gati i pa fund që kryeministri po përjeton kohëve të fundit s i pasojë e dështimit të propozimeve në buxhetin e javës që shkojë si edhe “rënia” politike e George Osborne (që deri vonë shihej si lider i ardhshëm i partisë dhe kryeministër i vendit) , i ka krijuar dëme gati të pa riparueshme për David Cameron. Ky i fundit para dy vitesh në konferencën e partisë pati deklaruar se ai nuk do të jetë më kryeministër i vendit në vitin 2020 dhe se partia duhet të përgatitet që të ketë një lider të ri për ta zëvendësuar atë. Natyrisht kjo ishte një lojë strategjike e tij për ti dhënë fjalën popullit britanik se ai nuk është një përbindësh politik që ka ambicie të pa kufizuara për ti sunduar ata. I pa sigurt se nëse do të ishte akoma kryeministër pas datës 7 maj 2015, ai e dha këtë premtim, por kjo atij i hapi një front tjetër të vështirë politik pasi që në vitin 2014 ai i kishte premtuar popullit britanik se po që se konservatorët fitojnë zgjedhjet më 2015 ata do t’i ofronin votuesve referendumin për Evropën.
Më 8 maj 2015, Cameron sa ishte i shokuar nga fitorja e papritur në zgjedhjet e përgjithshme, ai ndjehej edhe i frikësuar për premtimet e dhëna më herët. Euro-skeptikët brenda partisë konservatore u trimëruan dhe planifikuan strategjinë e tyre të hershme me objektiv nxjerrjen e vendit nga BE-ja. Suksesi i këtyre të fundit deri më tani ka qenë aty-këtu i koklavitur dhe gati si me pahiri bëjnë edhe autogola, por askush nuk duhet t’i konsiderojë ata si palaço të kohës, të uniformuarit me helmete prej celofani që ëndërrojnë për kthimin e dikurshëm të perandorisë Britanike, jo, ata duhet të merren seriozisht dhe pikërisht këtu është rreziku më i madh që kampi pro-BE nuk merr parasysh deri më tani sepse ata hezitojnë se si t’i qasen elektoratit britanik, me çfarë mesazhi të dalin ata para popullit dhe si të arrijnë që të mos e frustrojnë elektoratin shumë të ndjeshëm por të drejtë britanik. Po që se ata e bëjnë një gjë të tillë atëherë vetë ai pra Cameron do të futej në librat e historisë si kryeministri më famëkeq që nxori vendin nga BE duke e futur atë në ujëra të pa përshkuar ndonjëherë më parë në historinë e kësaj demokracie tetëqind vjeçare.
*****
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...