Facebook kërkon falje pas sulmit në Pakistan

10:55 | 28 Mars 2016
Arbresh Info

Facebook ka kërkuar falje pasi sistemi i tyre Saftey Check gabimisht i ka pyetur thuajse të gjithë njerëzit nëse ata ishin pjesë e një sulmi me bombë që ndodhi në Pakistan.

Sulmi vetëvrasës të dielën në parkun Lahore la të vdekur 70 persona, përfshirë edhe fëmijë, shkruan portali arbresh.info. Sistemi Safety Check nga gjiganti Facebook u aktivizua pas tragjedisë për t’i ndihmuar personat që të tjerët të kuptojnë nëse ata janë të sigurt.

Rrjeti social për shkak të një lëshimi dërgoi mesazhe të tilla tek persona mijëra kilometra nga Pakistani. Përgjegjësinë për sulmin e mban një grup taliban i quajtur “Jamaat-ul-Ahrar”, që si shënjestër ka besimtarët e krishterë që festojnë ditën e Pashkëve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme