Google ADS

Mësimin e mbajnë në byfe, qe 7 vite nuk u ndërtohet shkolla

13:26 | 27 Mars 2016
Arbresh.info

Nxënësve të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” qe pesë vite radhazi u është premtuar se vitin e ri shkollor do ta fillojnë në objektin e ri i cili është i dedikuar për ta. Por, një e tillë nuk ka ndodhur as pas pesë viteve, pavarësisht se punimet kanë filluar që nga viti 2009.

Përderisa, rreth 1600 nxënës të kësaj shkolle vazhdojnë të zhvillojnë mësimin në kushte jo adekuate, në Ministrinë e Arsimit thonë se ky objekt nuk është përfunduar akoma për shkak të mungesës së buxhetit, duke mos lënë anash as neglizhencën e operatorit ekonomik. Por, në drejtorinë e shkollës dhe në Drejtorinë e Arsimit në Podujevë thonë se këto arsyetime janë të papranueshme, kur dihet numri i shkollave të ndërtuara nëpër komuna të ndryshme nga investimet e Ministrisë, që nga viti 2009 e deri më tash. E në tërësi, kostoja e këtij projekti të nisur në kohë fushate ka vlerën 2 milionë e 200 mijë eurosh, shumë kjo për të cilën rojtari i shkollës, Ilaz Ademi thotë se Ministria nuk ia ka paguar kompanisë “Ndërtimtari”, e cila në vitin 2009 kishte fituar tenderin për ndërtimin e kësaj shkolle.

Mos përfundimit i këtij objekti, ka bërë që objekti i vjetër i Gjim nazit “Aleksandër Xhuvani” dhe Shkolla Fillore “Enver Maloku” të jenë të stër ngarkuara me nxënës, për të cilët hapësira nëpër këto shkolla është e pamjaftueshme. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Maloku, i cili thotë se nuk e din arsyen e vërtet të mos përfundimit të këtij objekti, i cili ka filluar të ndërtohet 7 vite më parë.

 

“Edhe në kohën e fundit e kemi marrë atë përgjigje nga Ministria, por unë ndoshta kisha mund t’i bëjë pyetje Ministrisë së Arsimit, në 2009 ka filluar saktësisht shkolla, sa shkolla i ka ndërtuar Ministria e Arsimit me mjete të vetat, sa shkolla i ka ndërtuar deri më sot, e ka anashkaluar këtë shkollë. Në këtë le të përgjigjen, nuk e di pse….Çështja tjetër është që për momentin ai objekt shko llor i ka bllokuar dy shkolla tjera, gjimnazin e kam të stër ngarkuar, se është e vërtet se në shtator na është thënë se do të lirohet, dhe ne kemi pranuar 20 paralele në gjimnaz. Po ta dinim se ky objekt nuk do të lëshohet, nuk do të pranonim, në anën tjetër shkolla që është afër është shkolla “Enver Maloku”, e cila po ashtu është e bllokuar, nuk kemi investuar ne qe dy tri vite, duke thënë se do të lirohet. Arsyen e vërtet nuk e di”, tha Maloku.

Maloku më tej tha se ka pasur paralajmërime nga prindërit e nxënësve të shkollës “Enver Maloku”, se do të bojkotohet edhe procesi mësimor në rast se nuk ndërmerret diçka për atë shkollë.

Përderisa nga Ministria e Arsimit thonë se në këtë shkollë 90 për qind e punimeve janë të përfunduara, Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Maloku thotë se në pjesën e jashtme të objektit ka shumë punë, sidomos në sallën e Edukatës Fizike, ku sipas tij, nuk janë kryer as 10 për qind të punimeve. Ai thotë se nga Ministria e Arsimit i kanë premtuar se do ta penalizojë kompaninë në rast të neglizhencës së punimeve nga ana e tyre.

Arsyen e mos përfundimit të atij objekti nuk e di as drejtori i Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Naim Salihu, i cili për KosovaPress thotë se qe katër vite janë duke pritur të zhvendosen në objektin e ri që është i dedikuar për nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”.

Salihu thotë se kanë marrë premtime nga MASHT që ky objekt do të përfundojë në vitin 2015, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

 

“Ne jemi duke pritur së paku qe katër vite që do të zhvendosemi në objektin që është i dedikuar për Gjimnazin Aleksandër Xhuvani, sot e kësaj dite nuk e dimë arsyen pse nuk është përfunduar ai objekt, i cili neve n ë shkollën këtu ku jemi, po na krijon vështirësi bukur të mëdha. Për shkak të asaj se numri është shumë i madh i nxënësve dhe hapësira nuk korrespondon me numrin e nxënësve që kemi ne tash në shkollë. Ky objekt ku është lëshuar ka pas 15 dhomë mësimi duke marrë parasysh kërkesat e mëdha të nxënësve që të jenë gjimnazistë, ne kemi bërë edhe 10 klasë të improvizuara, që sot ky objekt ka gjithsej 25 dhoma të mësimit”, tha Salihu.

Se kushtet në ato klasë të improvizuara nuk janë aq të mira, përveç nxënësve e thotë edhe drejtori i kësaj shkolle, i cili shton se këto klasë më herët kanë qenë kabinete dhe byfe të shkollës, ndërsa tani në vend të pajisjeve të kabineteve, janë të mbushura vetëm me banka, të cilat gjatë dimrit kanë qenë shumë të ftohta, gjë që ka shkaktuar probleme edhe në zhvillimin e procesit mësimor.

Lidhur me problemin e kësaj shkolle, Asiste nti Personal i Ministrit të Ministrisë së Arsimit, Faton Fetahu, përmes postës elektronike është përgjigjur për KosovaPress duke thënë se në këtë objekt deri tash janë kryer 90 për qind e punimeve.

Sipas tij, indikator kryesor pse ky projekt nuk ka përfunduar akoma është mungesa e buxhetit, duke mos përjashtuar neglizhencën e operatorit ekonomik.

“Mungesa e buxhetit në vitet e kaluara ka qenë indikatori kryesor që ky objekt akoma nuk është përfunduar duke mos përjashtuar neglizhencën e operatorit ekonomik. Për këtë arsye MASHT ka kërkuar nga operatori ekonomik që të rrisë dinamiken e punimeve me që rast ata kanë dorëzuar planin e realizimit të punimeve. Organi mbikëqyrës është duke përcjellur punimet, ku momentalisht janë duke u realizuar punët e dyshemesë si dhe një pjesë e instalimeve. Nëse Kompania nuk i përmbahet planit të ofruar rreth përmbushjes së obligimeve, MASHT do të marrë masat sipas kushteve t? ? kontratës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit.

Por, përderisa nga Ministria e Arsimit thonë se nuk kanë pasur buxhet për përfundimin e kësaj shkolle, e cila qe 7 vite ka bllokuar edhe dy shkolla të tjera në Podujevë, në anën tjetër ata sqarojnë se që nga viti 2009 nga investimet e MASHT-it janë përfunduar 86 objekte të tjera shkollore.

KosovaPress ka provuar disa ditë radhazi të kontaktojë me pronarin e Kompanisë “Ndërtimtari”, Avni Mustafa, por sipas rojtarit të shkollës Ilaz Ademi, i cili paguhet nga kjo kompani, ai gjendet jashtë vendit.

Rojtari i shkollës më tej tha se ky objekt ka mbetur pa përfunduar për shkak se Ministria e Arsimit nuk ka paguar buxhetin e paraparë me kontratë.

I pyetur për adresë të kompanisë, ai na ka thënë se zyret e kësaj kompanie gjenden në lagjen Pejton në kryeqytet, por pas shumë përpjekjesh nuk kemi arritur t’i gjejmë. E edhe nga banor? ?t e asaj zone na është thënë se nuk janë të informuar se në këtë pjesë ekzistojnë zyret e një kompanie të tillë.

Lidhur me këtë, KosovaPress ka kontaktuar edhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, të cilët na kanë konfirmuar se ky biznes ekziston dhe na kanë dhënë adresën e njëjtë me atë të rojtarit, por banorët e rrugës “Sejdi Kryeziu” nuk kanë njohuri për të, ndonëse ajo është e regjistruar si biznes me pronar Avni Mustafa.

E në objektin e vjetër të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, në byfen e cila është shndërruar në klasë, mësimin e vijojnë 31 nxënës, ndonëse hapësira është shumë e ngushtë. Qendresa Zeneli, nxënëse e kësaj klase, thotë për KosovaPress se hapësira është shumë e ngushtë, e gjatë dimrit janë përballur edhe me të ftoftë, por sipas saj vullneti për të mësuar, bën që të tejkalohen këto vështirësi.

 

“Siç po shihet hapësira është pak e vogël, mirëpo vullneti që e kemi për mësim nuk na ndalon…Problemi më i madh gjatë dimrit është ftohtësia, se nuk janë as kushtet, se është hapësira shumë e ngushtë edhe siç po shihet është veç me pllaka, e kemi edhe të ftohtë”, tha Zeneli.

Numri i nxënësve në këtë shkolla arrin deri në 1630, të cilët janë të vendosur në 52 klasë mësimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme